BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-DUA TË ECI..

Sanie Rrokaj-DUA TË ECI..

Eci pa adresë,
me duart në xhepa dhe kokën plot zhurmë.
Qyteti fle, unë zgjohem.
Ç”do dritare që shoh është një histori që s’më përket.

Eci dhe numëroj hapat,
Deti më thotë “qetësohu”,
unë i them “më lër të eci”.

Eci sepse kur ndaloj,
mendimet më kapin nga supet.
Dhe sonte s’dua të kapem në mjergullën e tyre
Sonte dua vetëm të eci.

O rrugë e gjatë,
o natë e heshtur,
Ku më çon hapi im i vetmuar?
O det, që rri e rri e flet me veten,
Më thuaj ku shkon mendimi im i humbur?

Mal e breg më shohin e s’flasin,
Yje lart më ndjekin me sy.
Eci, eci pa u ndalur,
Se në ecje gjen paqe dhe qetsi .

Era më fshin gjurmët pas,
Por zemra më lë dritë përpara.
O Zot,
më jep fuqi të eci,
Deri sa agimi të ndri .

Dhe nata më flet me gjuhë të vjetër
Më thotë:
Bijë, mos u tremb prej errësirës
Se pas ç”do nate të gjatë e të ftohtë
Dielli lind dhe gjithçka bëhet dritë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT