BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-Mos pengoni ëndërrat

Sanie Rrokaj-Mos pengoni ëndërrat

Mos i mposhtni ëndërrat
që Shqiptari ka
mos e ulni shpresën që besa e mba .

Mos përdorni forcën të shtypni gjithcka
se shqiptari ka dinjitet
që në rrënjë e mba.

Shqiptarët mijra djemtë të nënave
Që janë mbledhur bashkë
Mos u shuani endërrat dhe as buzëqeshjen !
që janë nëpër botë
Për vlerën që kanë
ku punojnë fortë

Për emrin që kanë
janë mledhur bashkë
që nga diaspora
Për vëndin e tyre
u dhëmb çdo plagë!
Që emrin e Shqipes sa më lartë ta mbajnë

Mos na shisni vatanin
që e duam fortë
Ne e ndiejmë shumë

jemi nëpër botë

Na e lini Vlorën që është plot bukuri
deri në Vermosh
Është një Shqipëri

Mos na e coptoni
se të parët tanë
Na lanë historinë
Ta mbrojmë vatan.

Unë jam Vlonjate
Vlorën shumë e dua
Mos na e shisni
Historinë mos shuani

Se kjo histori
Është shkruar me gjakë
Se në çdo pëllëmbë
Është besa e lartë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT