BallinaVitrina e libritShire Dhima-Fshehurazi me iku gjumi!

Shire Dhima-Fshehurazi me iku gjumi!

I kam kërkuar llogari gjumit sot
Iku pa lejen time, fshehuraz , se pashë
Nuk dua të bëhet harbi, dyerve të bredhin kot
Të humbasin si gjilpëra në kashtë.

Iku u vonua shumë orë, sikur të ketë qënë në dasmë
Me la mua më hallet e botës në kurriz
Disa I rregulloja, i vishja me kostum basmë,
Disa të tjera nuk lëviznin, u ulën si në mriz.

Ç’të bëja me to, fajin e kish gjumi që s’kish ardhur
Më trazuan mëndjen, si luga në gjellë
Sa t’më vijë gjumi, pritja do jetë zbardhur
Hallet e botës, do ti shkul dhe do ti mbjell.

Poezinë nuk e lashë prapa natës të priste
Ca vargje i thura, me shpejt, një model të thjeshtë
Kur erdhi gjumi, se kuptova, një kollë e thatë më ngiste
Sa më kishte zënë, ishte pak vonë, si vera kur shkel në vjeshtë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT