BallinaLajmeQeveria shpallë masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji për...

Qeveria shpallë masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji për 60 ditë

Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e masave emergjente në kufizimin me energji elektrike me kohëzgjatje prej 60 ditësh, pas krizës energjetike e cila për momentin ka kapluar vendin.


Në një document të publikuar nga zyra e Kryeministrit, këto masa emergjente për furnizimin me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnzimin  me energji për konsumatorët por edhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Tutje në këtë vendim thuhet se do themelohet Komiteti Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, me qëllimin e idenfikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve të kësaj ministrie.

Komiteti në fjalë do ketë përbërje nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë,  një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Kujtojmë se në vend ka arritur kriza energjetike, ku qytetarët po përballen me reduktime të shpeshta e shpeshherë edhe pa orar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT