Lotët e dhimbjes në thellësinë e shpirit fshihen
Nuk flasin me zë, as mëshirë s’kërkojnë
Ata rrjedhin si lumenj të padukshëm mes lugine Nën gurët e heshtjes që kohës i rëndojnë.
Nuk bërtasin, por jehona vjen në hone zemre
Si një ujëvarë që zbret lart nga shkëmbinjtë
Zgjon emra, fytyra dhe stinë që nuk kthehen
Çdo pikë është një yll i shuar nëpër kaltersi.
Ende lëshon dritë në errësirën e shpirtit.
Çdo psherëtimë është një gjethe vjeshte.
Bëhet era e malit bistak I filizit.
Bëhet ortek që merr gjethet e brishta të çdo dege.
Shpirti ngjan me pyllin pas stuhisë dimërore.
Në rrënjë fsheh ende forcën e pranverës.
Dhimbja dhe shpresa bëhen së bashku si shoqe.
Sfidojnë lotët hapat dhe trokitjet e derës.
Ka lotë që nuk bien nga sytë njerëzorë.
Ata bëhen Drin e Shkumbin në heshtje.
Ujitin tokën e plasaritur të bërë kore-kore.
Derisa prej tyre del një dritë e re mbijetese.
Do I përulem zotit thellë gjer në gjunjë.
Lotin e dhimbjes ta ktheje në lot gëzimi.
Që bota të mos kishtë brenga kurrë.
Po të kishte vetëm ditë urimi e lumturimi.
