BallinaVitrina e libritSyhejl Havolli-DY ËNDRRA NË NJË NATË

Syhejl Havolli-DY ËNDRRA NË NJË NATË

Mbrëmë pashë në ëndërr
Babain dhe vajzën time

Sa çudi
Në të njëjtën natë dy ëndrra

Njëra përputhej
Me një gonxhe trëndafili

Tjetra
Me një lis të bardhë qarr

Sonte ëndërrova
Me të dy sytë hapur
Dhe s’ka forcë
Që mund t’i lidhë në një nyje
Në harresë a në humbje
Rrënjët e pemës
Së dashurisë sime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT