Kilian Mbape do të luajë për “Këpucën e Artë” sonte kundër Anglisë dhe të parakalojë rivalin e tij, Lionel Mesin edhe në renditjen e të gjitha kohërave (21-20 për momentin për argjentinasin).
“Këpuca e Artë” është gjithmonë një çmim i lakmuar dhe këtë herë do t’i jepet sprintit sepse katër lojtarë janë ende në garë.
Kejn dhe Bellingam, megjithatë, janë në gjashtë dhe do të duhej një hattrik për të kapërcyer dy favoritët e mëdhenj, Leo Mesi dhe Kilian Mbape, që kryesojnë renditjen me tetë gola.
Finalja për vendin e tretë është zakonisht një ndeshje shumë e hapur, e cila ofron shumë mundësi shënimi. Nga viti 1990 e tutje mesatarja është 3.5 gola, duke treguar se nuk ka taktika të veçanta.
Një mundësi e mirë për Mbape, ndërsa Mesi të dielën do të duhet të përballet me Spanjën që pëson shumë pak hapësira dhe që ka pësuar vetëm një gol në të gjithë Kupën e Botës, në çerekfinale ndaj Belgjikës.
Në rast të barazimit, asistimet vendosin dhe tani për tani Mesi është përpara (4-3). /Panorama Sport/
