BallinaVitrina e libritValbona Hoti-Ëndrrat e Mia

Valbona Hoti-Ëndrrat e Mia

Ëndrrat e mia nuk flenë kurrë, edhe kur nata mbulon çdo dritë. Ato ecin me mua në heshtje, më japin forcë dhe më mbajnë të ngritur.

Kanë njohur lodhjen dhe pritjen, kanë sfiduar kohën e pengesat, por kurrë nuk kanë mësuar të dorëzohen, sepse ëndrrat e vërteta lindin në zemra që nuk ndalen së besuari.

Nuk i numëroj pengesat, por hapat që më afrojnë drejt qëllimit. Çdo rrëzim është një mësim, çdo agim një mundësi e re, çdo sfidë një arsye më shumë për të vazhduar përpara.

Kam mësuar se suksesi nuk vjen nga fati, por nga besimi, puna dhe durimi. Njerëzit mund ta ngadalësojnë rrugëtimin, por kurrë nuk mund ta ndalin një shpirt që beson fort në ëndrrat e veta.

Një ditë do t’i prek ëndrrat e mia me duar, jo sepse rruga ishte e lehtë, por sepse zemra ime nuk pranoi të dorëzohej.

Dhe kur të shoh pas, do të buzëqesh me krenari. Nuk do të them Ia dola se isha më e forta.
Do të them ia dola sepse nuk hoqa dorë nga vetja ime.

Sepse ëndrrat e mia nuk janë vetëm dëshira
Janë premtimi që i kam bërë vetes të eci gjithmonë përpara, të besoj edhe kur gjithçka duket e pamundur, dhe të mos ndalem kurrë derisa t’i shoh të bëhen realitet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT