Një serenatë e fshehtë kompozohet sonte,
në qytetin e zymtë që perpin kujtimet.
Asgjë nuk kërkon.
Thjeshte me kendohet per ty.
Nata mbulon sekretin tonë
me një vel të hollë hëne.
Malli, kjo vesë e lehtë mbi lajthi,
më kthen gjithnjë tek ti.
Nëse e dëgjon këtë këngë,
mos fol.
Zeri ,
e di rrugën.
