BallinaSportXhaka kryeson, Rodri i dyti – publikohen mesfushorët më të mirë të...

Xhaka kryeson, Rodri i dyti – publikohen mesfushorët më të mirë të Botërorit në pasimet nën presion

Faqja e specializuar e statistikave, Gradient Sports, ka publikuar renditjen e futbollistëve me performancën më të mirë në pasimet e realizuara nën presion gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Sipas analizës së 36 ndeshjeve të para të turneut, vendin e parë e mban mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, me 91.8 pikë.

Kapiteni i Zvicrës është vlerësuar si lojtari më i saktë dhe më efektiv në shpërndarjen e topit në situata të vështira, kur kundërshtarët ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë.

Pas tij renditet mesfushori i Spanjës, Rodri, me 90.8 pikë. Ylli spanjoll vazhdon të konfirmojë reputacionin e tij si një nga organizatorët më të mirë të lojës në futbollin botëror, duke qenë vendimtar në kontrollin e ritmit të ndeshjeve.

Në vendin e tretë surprizon mbrojtësi qendror i Zvicrës, Manuel Akanji, me 88.2 pikë. Futbollisti i Manchester Cityt ka treguar qetësi dhe saktësi të jashtëzakonshme në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.

Top pesëshja plotësohet nga koreano-jugori Lee Kang-in, i katërti me 87.3 pikë, dhe mbrojtësi i Turqisë, Zeki Çelik, i cili grumbulloi 86.1 pikë.

Ndër emrat më të spikatur në listë është edhe mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, që renditet në vendin e gjashtë me 84.9 pikë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT