BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-KAM BREDHUR

Xhemkadri Kastrati-KAM BREDHUR

Bredhja fjalëve që m’i solli koha
Në mesin e hileve të kësaj bote
Takova njerëz që aq mirë i njoha
Edhe stinë që ndryshonin mote.

Bredhja shpesh edhe në lulishtë
Që ta zgjidhja një lule për zemër
Një s’e hasa me kërcell t’fildishtë
Jo vetëm trup, të kish edhe emër.

Kam bredhur edhe lart në qiell
Të thithja në rreze një pikë drite
Edhe magjeve kërkoja pak miell
Që për qejfin tim të bëja një pite.

Provova përsëri edhe një herë
Por që më zuri kësaj here nata
Që ta kisha dritë, kërkoja fener
Për fat të keq, as këtë s’e pata.

Duke bredhur, shpirti m’u mërzit
Ajo që e doja, mua s’më ofrohej
Eh, sa herë më rrëzuan stuhitë
S’e lejova shpirtin të dorëzohej!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT