BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-KËNGA QË S’U KËNDUA

Xhemkadri Kastrati-KËNGA QË S’U KËNDUA

S’u këndua, në buzë mbet e varë
Nuk di atëherë përse ngutej koha
Ishte një këngë ndoshta e pa parë
Më iku shpejt edhe kurrë s’e njoha.

Një këngë që askush s’e përktheu
Në odë t’burrave fjalën e kërkonte
Fjalën që heshtja asaj ia ndërpreu
S’u gjet njeri ta kuptojë çka thonte.

Nuk u këndua, në gojë ishte tharë
Gjersa ai refreni fjalët do t’i fshehë
Ëndrra e filluar, në gjysmë e ndarë
Askush t’gjorës dhimbjen s’ia sheh.

Një ditë ndoshta, kur koha t’ndalet
Nga heshtja, po, do të dalë përsëri
Kënga e ëmbël që heshtjes s’i falet
Që t’këndojë ajo me shumë dashuri.

Nëse koha tretet, e dita s’vjen kurrë
Kënga nuk do t’mbetet veç një utopi
Qe betuar ajo, tha: “mos qofsha burrë,
Po s’ia mora heshtjes prapë atë melodi”! 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT