BallinaVitrina e libritZymer Mehani-ALI AJETI – ZEMËR QË S’NDALOI KURRË (Në përvjetorin e rënies)

Zymer Mehani-ALI AJETI – ZEMËR QË S’NDALOI KURRË (Në përvjetorin e rënies)

Në ag të fundmajit, hijet kur nuk flinin,
Gjaku i kësaj toke filloi kudo të binte,
Por diku në Llap një zemër po ndizte,
Një emër – Ali Ajeti, që si dielli ndrinte.

Me pushkë në dorë dhe me dritë në ballë,
Si shqiponjë fluturonte nga mali në mal,
S’kishte frikë fare, por s’kishte as mall,
Veç fjalën “Liri” e fliste jo rrallë.

Nuk ishte veç djalë, ishte udhërrëfimtar,
Në Çetën e Llapit ish vetë prijësi i parë,
Zëri i tij kudo ushtonte, në fshat e qytet:
“Pa bashkim kombëtar – s’ka çlirim të vërtetë!”

Me grykën e pushkës, ai shkroi këngën vetë,
që djepat i këndonin me mall të vërtetë.
Nën plagët e hapura, shpresa seç lëngonte,
Por Aliu s’u ndal, si mal po qëndronte.

Ra më 30 maj, në një ditë të shenjtë,
Flamuri u lag në gjakun e tij të shtrenjtë
Ai u bë pishtar që s’fiket as në varr,
Trim Ali Ajeti – porsi një lastar.
Plagët i shkëlqenin në faqet e lavdisë
Një trim i pavdekshëm, emblemë e lirisë.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT