Friday, March 29, 2024
BallinaSportYlli i javës në Superligë, Kreshnik Uka

Ylli i javës në Superligë, Kreshnik Uka

Kreshnik Uka është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të të BKT Superligës së futbollit.Sulmuesi drenicas ka shënuar tre gola në përballjen e ekipit të tij me Llapin, duke u bërë kështu lojtari i parë që shënon “hat-trick” këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

Ai u shpërblye me çmimin që ndahet pas çdo xhiroje nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Banka Kombëtare Tregtare.

“Ylli i javës” Kreshnik Uka i ka realizuar gjithsej 9 gola deri tash këtë edicion dhe radhitet në krye të listës së golashënuesve më të mirë të BKT Superligës.

Ai është lojtari kryesor i Drenicës.

Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e 9-të.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT