Kampionati më i fortë në botën e futbollit, Premier League vazhdon sot me gjashtë ndeshje të tjera.
Nga nëntë ndeshje sa ishin të planifikuara në orarin e Premier League për 26 dhjetorin, vetëm gjashtë vazhdojnë të jenë aktualisht me dritë jeshile.
Ndeshjet Liverpool – Leeds, Wolves – Watford dhe Burnley – Everton të gjitha janë shtyrë si pasojë e Covid-19
Sot do të luajnë kampionët në fuqi, Manchester City, kundër Leicester, nëse nuk ndryshon diçka deri në orën 16:00.
Po ashtu, Chelsea luan në udhëtim kundër Aston Villas, derisa Arsenal i shkon Norwichit në kërkim të tri pikëve të tjera.
Tottenham luan ndaj Crystal Palace, West Ham ndaj Southampton derisa Brightoni përballet në shtëpi me Brentfordin.