Friday, April 19, 2024
BallinaLajmePrej sot në Kosovë mund të hyni vetëm nëse keni dy doza...

Prej sot në Kosovë mund të hyni vetëm nëse keni dy doza të vaksinës

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e planifikuara ku për të hyrë në Kosovë secili qytetar duhet të ketë dy dozat e

Deri sot nga qytetarët që hynë në Kosovë nuk kërkoheshin dy dozat e vaksinës.

E sipas vendimit të ri, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

”‘’ Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, apo certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër  (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).’’

Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Kurse masat që mbesin në fuqi ende nga 1 dhjetori janë ora policore duke filluar nga 00:00 deri në 05:00, dhe funksionimi i gastronomisë deri në ora 23:0

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT