Thursday, September 29, 2022
BallinaSportSot vendoset për të ardhmen e Lukakut në Chelsea

Sot vendoset për të ardhmen e Lukakut në Chelsea

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se do të bisedojë të hënën me Romelu Lukakun për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë, pas fjalëve të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten, raporton Gazeta Express.

Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon.

Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.

Duke folur pas barazimit të Chelseat 2:2 me Liverpoolin të dielën, Tuchel njoftoi se do të takohet me Lukakun sot gjatë ditës.

“Nesër (e hënë) do ta kemi një takim dhe do të vendosim”, tha Tuchel të dielën vonë.

“Të hënën do të bisedojmë dhe do të takohemi për ta marrë një vendim”, shtoi ai.

Trajneri gjerman nënvizoi: “Ai është lojtari ynë, gjithmonë ka një rrugë rikthim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT