Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmePrishet autobusi, mbi 100 mërgimtarë nga Kosova mbesin në rrugë

Prishet autobusi, mbi 100 mërgimtarë nga Kosova mbesin në rrugë

Mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.


Mirëpo sipas tyre, autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.

Ata thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.

Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete.

KlanKosova.tv ka kontaktuar kompaninë për të marrë versionin e tyre për rastin, mirëpo nga ta kanë thënë vetëm  “jemi shumë të zënë me punë”, duke mos dhënë sqarime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT