Thursday, March 28, 2024

TRASHËGIMI

Ju më lini të flas unë.

T’ju them fjalë vjershërije,

Në bunacë e në furtunë

Të këndoj siç më ka hije.

Hija ime nuk di dhunë,

Di veç frymëzim lirie,

Dhe di punë, punë, punë,

Mund pa fund për art magjie.

Që të them nga ç’pata shkruar

Me kuvend të përvëluar:

Ja! një këngë mjeshtërie,

Ja! një iskër bukurie.

Dhe ta shoh të pasqyruar

Vetëveten fije-fije,

Fije-fije poezie,

Që mban erë Shqipërie.

~ Lasgush Poradeci ~

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT