Friday, April 26, 2024
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaTimo MËRKURI BALADA SHQIPTARE E MURIMIT

Timo MËRKURI BALADA SHQIPTARE E MURIMIT

Një studim i veçantë nga fusha e folkloristikës shqiptare, edituar këtyre ditëve nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2021 )Shkrimtari nga Saranda ( Shqipëri ), Timo Mërkuri ( 1955 ) që njihet dhe si studiues letrar dhe, veçanërisht i folklorit shqiptar, kësaj radhe për lexuesit këndej Drinit – Kosovës e më gjerë, vjen me studimin , “Balada shqiptare e murimit”, të cilin e përgatiti dhe e botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani, kurse e mbështeti edhe Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit të Librit, duke i mbuluar shpenzimet e shtypit.Timo Mërkuri në këtë studim tejet interesant, edhe për nga mënyra e qasjes si dhe shtjellimit, përqëndrohet në murimin e Kështjellës së ROzafës ( Shkodër ), Urës së Shejtë, Murimit në Elbasan, pastaj murimit në kisha si dhe e përmbyll me murimin në Kështjellën e Prevezës.Përmes fakteve , shembujve dhe krahasimeve, ky studiues i rryer i folkloristikës shqiptare ( madje dhe rajonale ), sjell argumente të mjaftueshme përmes të cilave dëshmohet mirëfilli burimësia e kën gëve baladike të murimit.Studimi, që shquhet me një përgatitje solide artistiko – teknike, ka gjithsejt 184 faqe dhe, lexohet me një frymë, falë gjuhës dhe stilit të Timo Mërkurit, i cili tashmë ka bërë emër në këtë fushë.( K. Rexha )

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT