Tuesday, March 19, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikPOPULLI SËRISH DUHET T'I GJEJ HERONJTË E VET

POPULLI SËRISH DUHET T’I GJEJ HERONJTË E VET

Nga Rudi Berisha

Prishtinë, 6 maj-Populli shqiptarë andej dhe këndej kufirit, përjetoi shumë dhimbje. Andej (Shqipëri) të shtypur, persekutuar, burgosur e vrarë padrejtësisht nga diktatura, këndej të shtypur, burgosur dhe të vrarë në mënyrë më çnjerëzore e barbare nga pushtuesi me i egër, nga Serbia fashiste.

     Ne (dardanët) vuajtëm gjatë, të pushtuar nga sllavizmi, ata (serbët) kanë paguar shumë të mëdha lekësh për koka tona, për kokat e shqiptarëve më të ndritur që i njeh historia. Shqiptarët brez pas brezi ishin në përpjekje dhe kanë bërë Lëvizje të armatosura që të çlirohen trojet tona shqiptare, që të çlirohet Dardania Antike (Kosova).

     Shumë lëvizje, shumë rrugë, shumë burgosje, vrasje për të qenë Dardania (Kosova) një tokë e çliruar dhe nën administrimin e popullit shqiptarë autokton të Dardanisë. Ardhacakët fashist, të egër serbë, në radhë të parë nga armiqtë tanë të hershëm që kishin pushtuar tokën tonë, armiqve tanë serbë, iu njoh e drejta e pronave padrejtësisht në tokën tonë, ata me pas filluan barbarizmin dhe bërën krime mbi shqiptarët në mënyrë çnjerëzore dhe fashiste, bërën krime më të rënda (duke vrarë e masakruar fëmijë, gra, pleq) që njeh historia, duke arritur që përmes duarve të gjakosura të tyre, që pushtojnë e gjithë Dardanin (Kosovën).

      Por djem dhe vasha, u lidhen rrënjësisht me flamurin kuq e zi, u betuan që do luftojnë dhe do e çlirojnë atdheu, Dardaninë (Kosovën). Në atë botë ku disa nga frika po i përpinin dhe gurët, këta djem e vasha, i thyen ata gurë me guximin e tyre dhe më idealin e tyre të lartë.

     Disa grupe ilegale për Serbinë, të njohur për ne që kishin qenë në gjendje më vdekur për atdhe, ata kontribuuan shumë, por djemtë dhe vashat që menduan si të luftohet dhe të fitohet lufta edhe nëse gjatë rrugës vdesin për atdhe, këta ishin vërtetë heronjtë që do e çlirojnë popullin tonë shqiptarë e liridashës, do e çlirojnë Dardaninë (Kosovën).

Shumë burra dhe gra të radhitur në radhët e UÇK-së, këta e kishin menduar mirë si të arrihet deri tek liri, të shtypur për të luftuar, nën moton atdheu kërkon shpëtim, toka kërkon çlirim, popullit i duhet dhe e ka të domosdoshme lirinë. Këta burra dhe gra, e nisën luftën për t’i zot tokës tonë, tokës qe po rënkonte nga krimi që po kryente regjimi, makineria serbo-sllave mbi shqiptarët civilë e të pafajshëm, mbi popullin autokton.  

    Luftuan (burra dhe gra shqiptarë të UÇK-së) me ndershmëri, sakrifikuan çdo gjë, flijuan rinin, trupin i falën tokës, shpirtin përjetësisë vetëm e vetëm atdheu, populli të gëzoj lirinë. Këtë luftë që ishte në Kosovë e bëri populli me në krye UÇK-në, doli fitimtare populli dhe Dardania (Kosova), edhe pse pagoi me çmimin më të lartë që njeh historia, e pagoi me gjak, por e fitoi lirinë, fitoj këtë liri që ne e kemi sot.

     Sot është koha që populli t’i gjej sërish heronjtë e vet, të gjej ata që do e vazhdojnë rrugën dhe të mundohen për të plotësuar amanetin e të rënëve në luftë për çlirim, amanetin e dëshmorëve të kombit, për ta çuar betimin në vend, i cili ishte të çlirohen të gjitha tokat dhe t’i bashkohen Nënë Shqipërisë.

     Kjo rrugë nuk duhet të ndalet. Zërat për të bashkuar Shqipërinë nuk duhet të heshtin, lëvizjet e grupeve duhet të vazhdojnë rrugën që në gjitha Trojet Shqiptare, në të gjithë tokën tonë, të ngritin zërin, të veprojnë për të fituar të drejtat e mohuara të shqiptarëve qoftë në Iliridë, Ulqin, Çamëri, Kosovën Lindore, Sanagjak, por duhet punuar që dhe shqiptarëve në Turqi, Arbëresheve në Itali e shumë- shumë shqiptarve kudo që jetojnë, të hapen shkolla shqipe, që të ruhet gjah jonë, mos të harrojnë gjuhën shqiptarët, të mos asimilohen e të shkrihen në gjuhë e identitete tjera.

    Populli shqiptarë duhet të ruaj traditat dhe zakonet, duhet të jetë në gjendje për të ruajtur me fanatizëm çdo gjë shqiptare, pa bërë as një kompromis me dike për gjëra të tilla.

    Të jemi (ne shqiptarët) në harmoni në mes veti, qoftë shqiptarë të besimit islam, katolik e të krishtër, të jemi të lidhur si mishi me thonjtë, ne që jemi shqiptarë, jemi vëllezër, na bashkon gjuha, gjaku, jemi nga i njëjti atdhe, kemi një flamur kuq e zi, kemi një gjak.

     Neve nuk guxon të na ndaj huazimi i kulturave të popujve tjerë, ne kemi kulturën tonë, kemi traditat e bukura tona dhe ne duhet t’i ruajmë këto thesare të çmuara, por dhe duke respektuar besimin e njeri-tjetrit, duke nderuar vlerat e njeri-tjetrit. Vetëm duke respektuar njeri-tjetrin ne do arrimë qëllimet tona për të bashkuar Shqipërinë.    

      Atdheu i të gjithë shqiptarëve është dhe duhet të jetë vetëm Shqipëria. Zoti na krijoj në këtë vend, këtë vend na e zgjodhi Ai që të jetë vendlindja jonë, atdheu ynë, ky ishte caktim nga Perëndia. Ne të gjithë (shqiptarët) duhet të çmojmë, ta nderojmë folën tonë shqipe, por dhe të verojmë më punën tonë, veprimtarin e lëvizjet tona që kësaj foleje (Shqipërisë) t’i bashkojmë tokat. Të gjitha ato fole të thyera dhe të rrënuar, do ketë vetëm zogj të vrarë.    

     Populli sërish duhet t’i gjej heronjtë e vet. Sot në politikën shqiptare (Tiranë, Prishtinë, Shkup) disa e kanë lëshuar rrugën e drejtë, janë duke bërë mjegulla në zgjidhjen e tokave e në dobi të popullit në trojet shqiptare, nuk janë duke punuar në rrugët që do na çojë drejt bashkimit kombëtar, në ca raste dhe na largon për të qenë të bashkuar, duke bërë deklarata përçarëse, fyese ndërmjet qeverive (liderëve) tona shqiptare.

      Populli duhet që dhe në këtë kohë, të lind ata heronjtë e vërtetë që do jenë më shpirt nacionalisti, por me mendje dhe logjik të mirinformuar (lexueshëm) dhe të mbushur dritë për të kuptuar rrethanat politike, gjeopolitike dhe të punojnë-veprojnë për të bashkuar në radhë të parë Kosovën më Shqipërinë, e pastaj të forcohen të drejta për shqiptarët jashtë Shqipërisë, duke sjellë përshtatshmërinë për të bashkuar të gjitha tokat në një Shqipëri. Kjo është do jetë e patjetërsuar, por rrethanat dhe format ndoshta do ndryshojnë se si do bëhet bashkimi, por një gjë e tillë duhet të ndodh. Shpëtimtarët e Shqipërisë do lindin sërish nga populli, do jenë në shërbim të popullit, populli më në krye më heronjtë e vet do e bashkoj Shqipërinë.

Rudi Berisha,

Dardani, 6 maj 2023

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT