Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-PUTHMË!

Elvira Zeneli-PUTHMË!

PUTHMË!

Kam ftohtë, i dashur,
Kam ftohtë,
Oh, sa ftohtë!


Ç’është kjo ftohtësirë kështu
Që trupin ma ndez flakë,
Akullnajat e shpirtit
Si mund të shkrihen nga larg?!


Ndaj ti puthmë,
Puthmë deri në dhimbje, Në gjak!


Kuptoje, dreqi ta hajë:
Veç një herë rron mbi dhe,
Kjo jetë është prag!


Mos e përmbys këtë kupë,
Po mbushe plot
E ktheje me fund
Verën-gjak!


Në mes të erresirës dil dhe shiko Hënēn
Që roje na bën nga lart!


… Puthmë,
Puthmë, i dashur,
Të mos më kalbet kënga e shpirtit,
Dhe qielli të më rrëmbejë lart!


Më mbërthe me buzët e tua
Dhe puthmë,
Gjer të vijë fundi ynë!


Nuk kam turp e as drojë,
Ndaj ëmbëlsisht ëndërroj
Me shushurimat e gjetheve,
“Jam e jotja”-
Gjer në kupë të qiellit
Le të jehojë!


Të qëndrojë drita mbi ne
Si një këngë pa partiturë,
Ku të gjitha dashuritë
Në këtë jetë të na bëhen urë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT