Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritQazim Berisha -MOS I HAP PLAGË ATDHEUT

Qazim Berisha -MOS I HAP PLAGË ATDHEUT

MOS I HAP PLAGË ATDHEUT

Mos u bën besëthyes o i marrë
Por zgjatja dorën vëllait
Mos ia ngatërro velat
Anija le të ecën përpara.


Mos bënë përçarje në mes vëllazërve
Në mulli të armikut ujë mos dërgo
Mos i hap plagë atdheut
Gjëmë të madhe mos i shkakto.


Mos qofsh i gjakut të Kastriotit
O kodosh i paturp
Po lidhë aleancë me armikun
E vëllain po e hedh në pus.


Atë gjakim me shekuj që patëm
Ti po i vënë laurë të fortë
Po i shkel parimet e besëlidhjes
Atdheut po i shto plagë në trup.


Po del para botës si hileqar
As Drini turpin s’ mund ta lanë
Po noton në ujëra të ndotura
Bastard i namur qofsh përgjithmonë.


Ke lindur prej dy kryqzimeve
Lëbyra t’i ka mbuluar sytë
Je vërbuari i tëri
Nuk di çfarë po bën as çfarë po vepron.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT