Sunday, September 8, 2024
BallinaVitrina e libritShqipëri-Ishujt Faroe, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Shqipëri-Ishujt Faroe, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Mbrëmja e sotme do të jetë një shans i mirë për shumë futbollistë, të cilët nuk kanë mundur të kalojnë shumë kohë në “tapetin” e blertë si protagonist gjatë eliminatoreve “Gjermani 2024”.

Me shumë mundësi Sylvinho do të provojë lojtarë të rinj edhe pse siç e theksoi në konferencën e djeshme për shtyp kërkon me doemos vendin e parë në grup.

Ylli i ekipit është Etrit Berisha. Portieri i Empolit do të jetë rregullisht në fushë ndërsa përpara tij do të luajnë tre nga katër “titullarët” fiks. Mitaj, Gjimshiti dhe Ismajli do të bashkëpunojnë kësaj radhe me Balliun, i cili i merr vendin Hysajt.

Në mesfushë, Ramadani duket i paprekshëm i cili në këto kualifikuese i ka minutat e plota duke qenë i vetmi që e ka nisur gjithmonë titullar dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Krah mesfushorit të Lecces pritet të jetë Keidi Bare.

Në 11-shen titullare mund të rikthehet Myrto Uzuni, i cili do të vendoset në krahun e majtë të sulmit. Titullar në këtë sfidë pritet të jetë edhe Muçi, që do të vendoset pas Dakut, me këtë të fundit që zë vendin e Sokol Çikalleshit. Ndërsa në krahun e djathtë të sulmit, Sylvinho mendohet t’i besojë përsëri Jasir Asanit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT