Monday, September 16, 2024
BallinaSportMartinez: CR7 ka urinë e një 18-vjeçari, infekton edhe shokët me pasionin...

Martinez: CR7 ka urinë e një 18-vjeçari, infekton edhe shokët me pasionin e tij

Cristiano Ronaldo përgatitet për një rol prej protagonisti në Europianin e vitit të ardhshëm, pavarësisht moshës. Jo rastësisht në një intervistë, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez rezervoi elozhe për kapitenin e kombëtares

Duke nënvizuar etikën e punës së Ronaldos dhe mënyrën se si përfshin gjithë skuadrën me dëshirën e tij për të triumfuar. Pavarësisht se ka fituar praktikisht gjithçka.

“Ajo që më surprizon më shumë tek ai është uria që ka. Nuk kam parë kurrë një futbollist me kaq shumë eksperiencë që ka akoma një dëshirë kaq të fortë për të qenë më i miri në çdo stërvitje. Pastaj kjo ‘infekton’ edhe shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Për një 18-19 vjeçar është diçka e rëndësishme të vijë aty dhe të shohë dikë si Cristiano Ronaldo që do të fitojë çdo ndeshje. Që vjen i pari dhe ikën i fundit nga stërvitja. Uria e Ronaldos është ajo e një futbollisti 18-vjeçar.
Më ka surprizuar në një mënyrë që nuk e prisja“, deklaroi trajneri 50-vjeçar i luzitanëve që garantoi edhe se fakti që Ronaldo luan në një kampionat si ai i Arabisë Saudite nuk ka ndikuar në paraqitjet e tij.“Kërkesa e tij ndaj vetes është e njëjta. Kur vjen në kombëtare është gati, nuk ka asnjë rënie. Ka njerëz që shkojnë në kampionate të tjera dhe ulin nivelin kur grumbullohen në kombëtare.

Ai shkoi në një kampionat me një projekt të ri në momentin perfekt, diçka që i dhuroi gëzim. Numrat e konfirmojnë, është lojtari me më shumë gola në 2023, para Haaland dhe Mbappe, lojtarë që janë ende në fillim të karrierës“, përfundoi Roberto Martinez.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT