Monday, September 16, 2024
BallinaTurizmiMRIZI I ZANAVE NË FISHTË VENDI QË TË IMPONON TË RISHKOSH PËRHERË.

MRIZI I ZANAVE NË FISHTË VENDI QË TË IMPONON TË RISHKOSH PËRHERË.

Nga YMER HYSA


Pak minuta para se të mbêrrinim te Mrizi i Zanave, mora kthesën majtas pêr te shtëpia e Fishtës së madh, as 100 metër rrugë, e pa asfaltuar, gjithë gropa e baltë. Ndaluam makinën dhe u drejtuam drejt kullës. Ishte restauruar, rrethuar me avlli guri dhe me një portë druri të mbyllur me kyç. Në oborr një bust i kolosit të “Lahutës së Malëisë”. Dyert ishin të mbyllura.
-Kjo duket sikur është bërë pa dëshirë, mu dtejtua personi qe ishte me mua, si mund të rrij mbyllur shtëpia e Fishtës, as orar për vizitorët, as ciceron, ç’ësht kjo?!
E ndjeva dhimbjen e thellë që ndjente, por çmund ti thosha???
Bëmë ca foto për kujtim, dhe u drejtuam për te Mrizi i Zanave, njëri nga agrobizneset më të rëndësishëm dhe më me emër në Shqipëri dhe diasporë me fillimngritje që në vitin 2010 duke marrë formën e sotme të kompletuar nga administratorët tashmë me famë kombëtare e më gjërë, vëllezërit Altin dhe Antonio Prenga.
Një fermë me shpend në krahun e majtë tē rrugës. Më tërhoqi vëmendjen prezenca e strucave. Ndaluam e dolëm nga makina. Një struc gjigand mbi dy metër i lartë na u ofrua. Me siguri priste ti “dhuronim” diçka, por ishim të pa përgatitur. Struci qëndroi pak minuta sa për të bërë ne fotografi dhe pasi “pa” që ne nuk i dhuruam asgjë u largua.
Edhe ne u larguam me keqardhje që nuk i ofruam asgjë.
Arritēm te Mrizi i Zanave restorant. Pasi parkuam makinën, bëmë një vizitë të shkurtër te ferma pranë, duke parë dhitë, dhëntë gjedhët dhe shpendët. Pastaj nëpër shkallët e gurta u futēm në estorant.
-Mirse erdhët, keni pronotuar, na pyeti njëri nga kamarierët sapo u futëm brënda
-Po, te Altini, ishte fjala për pronarin.
– Su quheni?
I thashë emrin dhe ai foli në telefon.
-Ok, merri dhe sistemoi, i’u drejtua njërit prej kamarierëve.
Zumë vend në një tavolinë në pjesën veriore. Ishte pothuaje e mbushur me klientë. Normal që ashtu do ishte, nami i këtij restoranti ka marrë dhenë në katër anët e botës. Ambjent i këndshem, Edhe materialet e ndërtimit ishin bio të gjitha, tavolinat, karriket, trarët dhe dërrasat e shtruara të gjitha druri,
Sapo u ulëm në tavolinë, kamarieri na ofroi nga një gotë lëng shege. Me siguri si simbol të Lezhës dhe atë bukën e mirseardhjes: gështenjë, djathë kaçkavall në tlynë (gjalp) e aromatizues trumze.
-Çfar dëshironi nga mishrat?, kemi mish gjel deti Zadrime të pjekur në furrë me gështenja, shishqebap deleje në prush, salçiçe të freskët derri, mish gici në furrë me pure patate dhe mollë, pule zadrime me oriz të bardhë e të zi, biftek viçi në kos të terun, kemi kec të pjekur në furrë me kertolla kelmendi, kemi..
Pije me kanaçe nuk kemi, përdorim vetëm pijet tona si verë e raki dhe lëngje frutash., ndersa mesoret i ofron vetë lokali..
Porositëm ato që dëshironim. Sakaq kamarierët sillnin ushqimet tradicionale, bukë pa maja, byrek me perime të fermës, thana në lëngun e tyre, vodha, fruta të pjekur, gjizë të tymosur të thatë, domate të thata në vaj ulliri, djathë të bardhë, djathë kaçkavall, domate turshi, qepujka turshi etj. Gjithçka ishte kaq e shijshme, sa të bënte të lëpish gishtat.
Kamarierët ofronin gjithçka që përgatiste lokali.
Për ëmbëlsirë ç’far dêshironi?
I porositëm, Bakllava me arra vendi, liko arre.
-Nëse dëshironi të vizitoni fermën ju vëmë në dispozicion një kamarier.
– Sigurisht dhe me shumë kënaqësi.
Dolëm nën shoqërimin e kamarieres përmes një “pylli” te vogël dimëror por që të ofronte edhe lule të çelura edhe fruta të kuqe rrushkulli. Në anën e majtë ishin ullinjtë dhe vreshta dhe në krahun e djathtë perimet dhe parku i bletëve. Ecëm në rrùgën mes tyre dhe vajtëm te “industria” e fermës. Baxhoja e qumështit, e pastër dhe me teknologji që tregonte për një pastërti të përkryer,.Në një magazinë fuçitë me djathë nga qumështi i fermēs. Djathë me shegë, djathë me verë të kuqe, djathë të “mykur”, dhe djathra të stazhionuar. Më tej ishte vendi i përgatitjes së reçelnave, kompostove, turshive etj. Pastaj përmes një tuneli zbritēm thellë në tokë në kantinën e verës. Një mrekulli më vete. Shishet e verës reklamoheshin në vende të veçanta. Vera Geg, Vera Rozë, Vera Kuvend me foto burrash nga gjithë Shqipëria por pak të dehur, Vera e Dardhës, simbolizonte vreshtat rreth Arës së Dardhës (toponim).
Para se të hipnim në makinë u futëm te dyqani i fermës ku tregëtohej gjithçka që servirej në resorant. Blemë ato që dëshiruam dhe morëm rrugën e kthimit.
Mendoja çdo moment për këtë restorant që ofron vetēm produkte bio të fermës së tij dhe të fermave të zonës përreth. Duke u bërë një burim pune dhe fitimi për të gjithë fermerët e zonës.
Ne jemi mësuar që raste të tilla ti quajmë histori suksesi, por ky vërtetë është jo vetëm nje histori suksesi por dhe një mrekulli.
Kjo ka dy emra Altin Prenga dhe Antonio Prenga, që me kurajë e besim në vetvete arritën të ndërtojnë agrobiznesin e tyre, bujtinën dhe Restorant Mrizi i Zanave, larg kryeqytetit, larg qyteteve të mëdha, larg rrugës nacionale, por afër klientëve në sajë të shërbimit dhe produkteve që servir. Ndaj dëgjohet në biseda, që kush ka qënë një herë te Restorant Mrizi i Zanave do rikthehet përsëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT