Saturday, December 21, 2024
BallinaSportGjashtë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Gjashtë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Sot bëhen gjashtë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, por vlerësohet se në kohën sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vënë themelet e forta të futbollit kosovar.

Vokrri ka drejtuar FFK-në për mbi një dekadë, ndërsa ka udhëhequr Federatën në procesin e vlerësuar si shumë të vështirë, të pranimit në UEFA e FIFA. Pas shumë përpjekjeve, më në fund në vitin 2016, FFK-ja u pranua në UEFA e FIFA.

Vokrri e filloi karrierën e tij si futbollit me Llapin, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980. Karriera e tij 15-vjeçare e dërgoi atë në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18. Në fund të karrierës së tij, në vitin 1995, ai u pensionua në klubin Montlucon.

Pas karrierës së tij mbresëlënëse si futbollist, Vokrri e mori përgjegjësinë e pozitës së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës më 16 shkurt 2008, dhe këtë pozitë e mbajti deri në vdekjen e tij.

Falë punës së tij në FFK, Kosova u anëtarësua në UEFA dhe në FIFA në maj të vitit 2016.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT