Monday, September 16, 2024
BallinaLajmeLatifi: Zjarri ka përfshirë zonën mes dy fshatrave në Rahovec, situata është...

Latifi: Zjarri ka përfshirë zonën mes dy fshatrave në Rahovec, situata është e vështirë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se zjarri ka përfshirë zonën mes fshatrave Zoqisht dhe Hocë e Madhe.

Ai tha se zjarrfikësit dhe vullnetarët po bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin.

Latifi shtoi se situata mbetet e vështirë dhe i ka bërë pale qytetarëve për kujdes të vecantë.

“Në këto çaste, ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh të përkushtuar, po bëjnë përpjekje të pandërprera për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe. Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen. Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet! Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe për ruajtjen e natyrës!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT