Nuk ka më dyshime ! Burime të afërta me çiftin konfirmojnë për ndarjen e biznesmenit të njohur Fisnik Syla dhe këngëtares nga Kosova Fjolla Morina.
Që pas daljes nga burgu të Fjollës, u përfol se ajo i kishte dhënë fund martesës. Dyshimet lindën pasi ata nuk ishin më në shoqërinë e njëri-tjetrit e madje këngëtarja nuk e ndiqte në Instagram.
Ndryshe nga Fjolla, Fisniku refuzonte ta hiqte nga Instagrami, e madje ishte një ndër të parët që pëlqente fotot e këngëtares duke i dhënë shpresa fansave se lidhja e tyre nuk ka marrë fund.
Por së fundmi as Fisniku nuk e ndjek më Fjolla Morinën në Instagram .
Kujtojmë se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u martuan gjatë arratisë së këngëtares në Maldive, në një ceremoni private ku ajo veshi fustanin e bardhë.