Një i ri nga Kamenica ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor.
Viktima është Liridon Kurtalani.
Sipas policise , vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 11:31 në afërsi të fshatin Terstenë.
27-vjeçari është rrokullisur me traktor, ku si si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka humbur jetën.
“Personi i lënduar sipas mjekut kujdestar në ambulanten e Rogoqicës ka arritur pa shenje jete. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar “Vdekje aksidentale”. i njëjti po ashtu ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të zhvillojë hetimet rreth këtij rasti të rëndë”.