PRAGU I RRËFIMEVE
E mbaj mend si at’herë,
Kur nata u perkul mbi thuprën e fjalëve,-
Toka u rrotullue mbi spazmat e saj,
E n’ shurdhinë e saj tronditëse,
Dolën dy krahë.
Zot sa t’mëdhej.
E pamundun me pa,
Tjetër gja,
Veç nji andrret,
Që qysh at’herë vizatoj pa pra.
Mbi të qaj,
Rrëshqas,
Tretem,
Vdes,
E në gjakun e ngjyrave t’ memories,
Ringjallem.