Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Barie Çupi

Çaste poetike me poeten Barie Çupi

Kohës pa emër…

…të njëjtët njerëz,

e njëjta turmë gdhihet bajate

e drejtpërdrejtë,

ndalet e këlthet buzënxirë,

ngrysur fjalësh vjetëruar,

lajthitje pranvere lulesh harruar,

mjerimi turret vërtik si egërsirë,

…rrekemi dekadash ca shërbyes të rrenjtë,

ungjëlli antik fshehur zërit të shenjtë,

elegji shekujsh,fytyrash maskuar,

çastesh të vështira,litarin shtrënguar,

tutje,

…”të gjithëve”ëndrrat

në gëmushën e kohës pa emër,

të jesh i vlefshëm,guxon e vepron,

të godasin në thembër,

kjo botë e pashembullt frikërash lotuese,

hequr zvarrë mërish,ndarjesh shkatërruese,

e njëjta botë që ngucet e vdes dobësie,

pa qeshur,papjekur,

pa hije dashurie,

të njëjtët njerëz,

të shumtë a të vetëm

…çirren e ulërasin për një farëz mirësie.

LOT’I SHENJTË

Gënjeshtra njerëzore një ditë do të vdesë,

në fronin e saj do zhgërryhet,

një tjetër shejtan,

sërish erë kufomash,ndërgjegjesh për të vjellë,

ca shesin forcën,

ca Zotin lënë mënjanë.

Cakërriten mendjemëdhenj tē pamend vërdallë,

dielli që nuk dehet,

miq e armiq na i rrëfen,

zhelesh katandisur,zhurmon toka anembanë,

e pavlerë harresa,

në të pashembullt na kthen.

Kur ndër ne të shtohen tradhëtitë pa limit,

në atë pikë do thyhet edhe zëri i mirësisë,

fatkeq ky rrebesh,gostitet një i lig,

lot i shenjtë ulërin,

në turrë drurësh shkon

…ungjill’i drejtësisë.

Njerëzit vetshprehen,janë kohë marrëzirash,

horrat kanë pjesë,të na vjedhin dashuritë,

shpirtrash hapur,godasin egërsirash,

shtypur fatet sorollatemi,rrugës me hipokritë.

Enigma e fatit.

S’e di në do ketë borë apo shi ,

në hëna do bjerë ndonjë ditë në tokë,

do thyhen avujt,as re as stuhi,

qielli në gjunjë,pa yje,pa lotë.

Do zbrazen ëndrrat në rrugët pa dritë,

dhe gurët do trishtohen si shpirti kur trembet,

ëngjëjve legjendash do u kullojnë gjinjtë,

brinjësh të krisura,fryma do u merret.

S’e di në qytetërimi do rrijë zgrip pas frikës,

vitesh erëblirta derdhur si ujvarë,

brigjeve të kujtesës mpirë zëri i ditës

dhimbjesh të egra,si helmi në damarë.

Kalendaresh thinjur,kalimtarë të etur,

dehur parfumesh errësirash tunduese,

premtime të mermerta,merimangash ngecur,

në histori librash,veç ngjarje lotuese.

S’e di në mëngjeset do tradhëtojnë të dashuruarit,

në do bëzajnë fluturat që vet’kryqëzohen,

skeletin e kohës,e shenjtërojnë të vetmuarit,

qelqesh plasaritur,erës i flijohen.

Miliona përqafime,kur klithin fasadash,

nazelie ndjenjat,pasion i paemër,

esenca e trishtimit,zbrazet mesnatash,

enigmë e fatit,si guackë flen në zemër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT