ECJET NË KOHË..!
Çdo gjë në këtë botë,
E ka kohën e vetë,
Si të lindjës e rritës,
Të lumturisë e sakrificês.
Njeriu në ecje më kohën,
Shijon dashurin njerêzore,
Përballet edhe më shumë
padrejtesi e gjëra të trishta.
Dhe më të drejtë kanë thënë;
Njeriu êshtë më i fortê se
Guri, akulli e druri..
Por koha i bren e sheron të gjitha.
Nuk ka më keqë se urrejtja,
lakmia, xhelozia e tradhëtia,
Qe përjeton njeriu në rrugëtim,
Nga shpirtat e prishur.
Nga dallaukët e génjeshtaret,
Shpifesit e shantazhuesit,
Hajnat e kriminelet,
S’priten asnjêherë të mirat.
Kuptone o njerêz të mirë,
Se vëllazerit e motrat dihen,
Vetëm atëherë kur vjenë dita,
Të ndahet trashegimia!
Por ecjet tona në kohë
Drejtë pleqerisë kanë,
Edhe vite të bukura,
Vite te dashurisē e begatisë,
Vite humane e të lumtura,
Të mirëkuptimit e harmonisë.
Koha është deshmitare,
E sjelljeve tona jetësore,
Dhe e ndryshimeve…
Tê pamjës e fotografive tona.
Ecjet tona në kohë
Të mira e të trishta,
Të ëmbla e të hidhura,
I shenon më besnikeri,
Më e mira fotografi.
Pleqerisë e vdekjës,
Askush nuk mund tu ikë..
Paçin shëndet e lumturi
Te gjithê ata qe jetën e tyre
E kalojnë më mendim pozitiv,
Mirësi, sinqeritet e bujari,
CILA DASHURI…?!
Kjo botë sillet e mbështillet,
dhe kurrë fundi nuk i dihet !
Kjo tokë na rritë e na ushqen.
na gëzonë e na mashtronë.
Ky diell na ngrohë e na rrezaton,
të Shkëmbi i Kavajës shpirtërisht na bashkonë.
Kjo hënë na shdritë e dashuronë,
bukurit e atdheut i përqfonë.
Këto male e fusha të gjelbëruara,
na i gëzojnë fëmijtë, jetën na begatojnë.
Këta lumejë na freskojnë dhe
bashkë me rrjedhën e tyre detin e përqafojmë.
Shkollat na japin dije , na edukojnë,
të duam njeri tjetrin të madhërojmë atdheun.
Dhe cila dashuri mundë të jetë,
më e fuqishme dhe me e dhëmbshme se vdekja ???!!!
TI JE…!
Ti je dielli i vendlindjës time,
Ti je hënê që shdritê tokën e qiellin
Ti je lule trendafili,
Krenaria e gjithë njerëzimit.
Ti je bjeshka ime,
Ti je zanë e malit,
Ti je lum i atdheut,
Ti je nënê kreshnike,
Ti je lulekuqe e Kosovës.
Ti je votra ime,
Ti je shpirti i unitetit,
Je madhêshtia e mëmëdheut.
Ti je gjuha ime më e mira n’botë,
Je dritë rinore e shkollë jetësore,
Ti je Tokë Arberore,
Më njerëz e bukuri madhështore.
Ti je Shqiperia ime,
Ti je lule e njerëzimit,
Krenaria shqiptarizmit.
E ju lideret politikë
Në Kosovë e Shqiperi,
Keni kujdes mos ia njollosni,
Popuullit tonë tê lashtë,
Dinitetin, besën, e krenarin!
Dine miré populli nuk ua falê!
