Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Eli Zeneli

Çaste poetike me poeten Eli Zeneli

SONTE

Një erë e ngrohtë,

flladiste sonte

perden e dritares,

Sikur i ftonte të vallëzonin me të,

E të harronin netët e ftohta.

Të prita me net të tëra,

Por më kot,

As u duke, e as fole,

Nëpërmjet erës në ëndërr me ftoje.

Sonte i dashur

Mos fli,

Dua të shikoj me goten në duar,

Se e di në terrin e kësaj nate,

Ti më pret mua…

Në fytyrën tënde shikoj dritën,

E në shpirtin tënd ndjej jetën.

Vetëm sonte,

Sonte mos fli,

Unë jam fryma, jam dashuria jote,

Që vij në endrrat e tua,

E të marr të shëtis në kopshtin e lumturisë,

Duke bertitur me të madhe, Të du-u -u-ua…

Sonte më prit me gotën në dorë,

të pimë unë dhe ti….

MË….!

Më përqafo,

Që ta ndjej aromën e dashurisë.

Me përqafo,

Që ta ndjej afshin e lumturisë.

Me përqafo,

Që t’ ia njoh shijen bukurisë.

SHKO…!

Të besova kur më thoje: të dua,

Të ndjeva kur më thoje,

je e imja!

E gjithë bota rrotullohej rreth meje,

Je dashuri më thoje:

Je burim hareje.

Pastaj me thoje je diell,

me thoje je yll e je hënë,

dhe ndenim flatrat në qiell,

dhe udhë nuk linim pa zënë.

Por në dejet e tua paska pasur….

Oh ta them nuk dua…

Por jo gjak të kulluar.

Ç’ t’ i bësh?

Më vrave dhe zemërplasur,

Në gjakun tënd e gjeta unë tradhtinë.

Engjull ti m’ u shfaqe atë

ditë plot me diell,

Veshur me kostum si një kalorës i rrallë,

Në ëndrra fluturova deri lart në qiell,

Por m’ u ngrys shpejt qielli,

kur më dole djall.

Ndaj dhe dashuria u shpërfytyrua,

Si një gjethe vjeshte që shkelet me këmbë,

U ça universi, çdo gjë u shëmtua,

Të vritet dashuria a nuk është e rëndë?

Tash shko,

Shko andej nga kurrë s’ ke menduar

Në zemrën time do mbetesh,

Një dosje e harruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT