BallinaVitrina e libritBlerta Basha-"Në prill çeli jeta ime!"

Blerta Basha-“Në prill çeli jeta ime!”

Pranvera e jetës sime çeli lule në prill,
Në stinën më të bukur, plot lule e dritë,
Erdhi si nje ëndërr, apo thjesht si një trill,
Plot ngjyra jetësore, qe veshin një shpirt.

Këtu filluan rrahjet e para të zemrës,
Dritë paç dhe e lumtur vajza ime në jetë,
Këto bekime i mora në prehrin e nënës,
Kur më pagëzuan me emrin e bukur, Blertë.

Kalova e lumtur pa kuptuar vitet e rinisë,
Edhe pse me vuajtje, me brenga e halle,
Me cicërimat e zogjve në pragun e shtëpisë.
Dhe Linasi im përherë dashuri e madhe.

Sot në përvjetorin e ditëlindjes sime,
Shpirtin e zemrën kam për ju dhuratë ,
Plot me respekt dhe Zoti për ju bekime ,
Për njerzit e mi ku linda dhe kam nënë e atë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT