Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritFATIME KALIMASHI-DASHURONI E JETONI

FATIME KALIMASHI-DASHURONI E JETONI

Jetoni për të mos vdekur kurrë

Duani dhe ndihmoni sikur keni uri

Dashuroni me etjen e pashuar

Në jetë kurrë për të mos u penduar

Jetoni për të mos vdekur kurrë

Dashuroni fort çmendurisht

Se dashuria është ilaç i shpirtit dhe zemrës

Si oksigjeni që i jep shpirt trupit e mendjes

Dashuroni marrëzisht mos njihni kufij

Jetoni shpirtërisht pa lënduar njeri

Dashuria qoftë mëkat i shpirtit tim

Kur jetoni e dashuroni edhe vdekja ka kuptim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT