Universi i dashurisë në vargje
Gjithkush mendon dhe ecën
më hapin e vetë e të menduarit
Unë e kam gjetur hapin tek vargjet
e poezisë, një ndjenjë të ngrohtë për lirikat
Edhe sikur jeta t’ishte qiell
Një yll gëzimi, jeni vargjet e mia
Edhe sikur nata të kishte diell
Ashtu ju vargjet e shkruara jeni drita
e syve të mi
Një mik i imi i vargjeve të lirikave
T’i ke një dashuri, për vargjet
Po miku im unë kur shkruaj vargje
E ndjej një kënaqesi në shpirtin tim
Universi i dashurisë në vargje
Kur une shkruaj më aferohet një dritë
një yll qiellor,vargjet e poezisë si buqët lule
l mbaj në dorë
Universi i dashurisë në vargje
Më vinin shpirtë një nga një të shkruaj
për ata Deshëmorë që ranë, vargje këngë
Për ty Kosovë
Për ata poetë që në piedestalin më të lartë
Emrin tënd të ngriten
Ditë e poetëve dhe poezisë
( Dita botërore e poezisë)
Lexova shumë e shumë poet
e poete, më vargje të bukura të
shkruara e nga keto vargje u miqësova
më ta…
Lexova tani shumë poet e poete të
shekullit njëzet e një, krijues të shenjtë
e të shpirtit
mjeshtër të vargjeve e të fjalës
lexova për bukurinë e artit t’tyre
të urtë, natyra i bëri të që ata shkruajnë
për ta sheruar zemrën e shpirtin e lexuesit
Poetët e poetët janë një mrekulli
ata kanë në shpirtë çdo gjë në botën
e tyre mendore, dhimbjen, humanitetin, krenarinë..
ata ujisin tokën Arbërore të lulëzuar më bozhuret kuqe që e simbolizojnë gjakun
e dëshmorëve që ranë për ketë tokë të shenjtë
Tokë Dardane më plot bukuri e mrekulli
që poetët e poetët më vargjet e tyre brilante
lidhin ura miqësije sikur ngjyrat e Ylberit
që e bëjnë natyrën të mrekullushme që poetet
e poetët të frymojnë lirëshem për ta shpërndarë,
diapazonin e vargjeve.