Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritLlesh Ndoj-Koha ka heshtë

Llesh Ndoj-Koha ka heshtë

Më shkruan dje një shoku im i vjetër

E shprehet ai me shumë shqetësim(!)

Dhe fill pas fjalëve të përshëndetjes

Ku ke humb, më drejtohet, miku im?!

Kjo heshtja jote fare s’po më pëlqen

Dhe falje më kërkon pse flet kaq troç!

Thotë se i pëlqente zërin të ma ndjen

Të flisnim ne për kujtimet e lëna koh’s.

Më fal, mik i dashtun, me kujdes i them

Unë nuk kam heshtur, as nuk do heshtë

Është koha që s’flet, as nuk po dëgjon

Njerëzit i ka bërë, ajo shurdhmemec!

Kohë që hesht bën njerëzit të heshtin

Akrepat e ores kanë harruar ta shënojnë

Kur në darkë urojmë ne mirëmengjesin

E mendjet n’ëndërra nisin të shtegtojnë!

E hëna po na duket si t’ish ditë e shtunë

E diela si të ishte ndonjë festë e rrallë

Ditët e ndërmjetme nuk shihen askund

Emrin ua kanë harruar atyre n’kalendar!

Koha përsërit veten në kohë pa kohë

Pa gjurmë të mira, pa shënime, e kujtim

Shenjat e saj, një ditë kur do t’i lexojmë

Mbajnë damkë të zezë, emrin “Ngujim”!

O Zot, kush ka parë trupin e lisit t’prerë

Me rrathë në trup ka shënuar në dimër

Po mbi ne, ç’shenja do lëj kjo pranverë

Brezat nesër si do ta lexojnë frikën?

Tkurrjen që kemi bërë sot, kohë pa kohë

Si në dimër të acartë, jo si t’ish pranverë

Brezat e të nesërmes si do ta kuptojnë

Kët’ brengë t’kohës, pa kohë e pa vlerë!

Koha pra ka heshtë, miq të mij të mirë

Por gjurmë ka shënjuar në trup e shpirt

Gjurmë që do lexohen në kohë me diell

Kur mjegullën e zezë, drita do e davaris!

S’kam heshtur unë jo, pra fatmirësisht

Kjo e heshtje e kohës, gojën m’ka mbyll

Funeralet që s’flasin italisht as spanjisht

Dallgë e mërzisë n’shiprt, rritur një pyll!

Koha ka heshtë; heshtja ka ngrirë kohën

Në një vello të zezë, ajo e ka vesh botën

Ka heshtë koha, por jo motorët e jetës

Dashuri e Hyut, dritëvegim i Shpresës!

Trishtimi e lotët kanë përmbytur detet

Për njerëzimin është kjo pikë e kthesës

Të jetoje sot, e t’i përkasë të nesërmes

Më pak pasuri, e shumë dashuri jetës!

Ka heshtë koha, por heshtja po

Ulurimë e dhimbjes, ka pushtuar qiejt

Me lutje përshpirtje mbuluar ka globin

N’tokë mjekët tanë, engjëjt mbrojtës!

E sotmja ka heshtë, e nesërmja të flasë

Zëri i viktimave, në apel do t’na thërras

Që nënë natyra, mos t’na shoh si të huaj

Të mbjellim një fidan e t’korrim një duaj!

Ka heshtë koha sot, e nesërmja uluret

Në apel ndërgjegjen gjithkujt ia thërret

Natyra është e gjallë, dhe po reagon

Heshtjen tonë dje, sot po e ndëshkon!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT