Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritTaena Mata-Unë e Shpresa simbiozë

Taena Mata-Unë e Shpresa simbiozë

Atë ditë, shiu binte me gjyma,

Dhe unë ahh, nuk kisha ombrellë,

Tej e tej qiellin e çanin ca vetëtima,

Të frikshme për mua ato ngaherë.

U futa nën një strehëz të prisja,

Deri sa shiu litar’ të pushonte,

Përballë një pemë njomëzake,

E vetme, në heshtje më vështronte.

Nuk di se pse ndjeva dhimbje,

Dhe në çast e urova me zemër,

Sa më shpejt’ dua të rritesh,

“Shpresë” e thërrita në emër.

U duk sikur pema më dëgjoi,

U çel e lehtaz më buzëqeshi,

“Bota jote tmerr sa imja është,”

Dëgjova sikur belbëzoi te veshi.

“Ti – më tha – sa të duash mund të qash,

Do t’i ruaj lotët e tu, në sekretet e mia,

Hajde, dil këtu në shi, me mua bashkë,

Lere shiun të lajë gjithë brengat e tua”.

Dola në shi e i’u afrova ngadalë,

-Shpresë – i fola, ndërsa shiu na lagte,

Me lot e vadita, e përqafova me mall,

-Dua të rritesh – i thirra – bëhu gjigande!

Unë dhe shpresa jemi lidhur në simbiozë,

Djalli i luftës sot e ka lënduar, e ka vrarë,

Gjumë të shqetësuar për ty bëj o shpresë,

Ngjallu, forcohu, fluturo e lirë në qiejt e lartë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT