Manchester City është e interesuar për shërbimet e kroatit, Luka Modric.
Luka Modric ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Ciceroni .
Kurse disa burime relevante spanjolle thonë se kapiteni i kombëtares kroate është në prag të një vazhdimi të ri të bashkëpunimit me gjigantin spanjoll, si tabloidet vendase ashtu edhe ato angleze bëjnë të ditur përfundime të mundshme të ndryshme të këtyre negociatave.
Në të njëjtin tekst thuhet se Manchester City, i cili do të përpiqet të përfitojë nga fakti që Modric është lojtar i lirë në fund të sezonit, nuk është i vetmi klub që dëshiron të sjellë një kapiten kroat. Manchester United shpreson të njëjtën gjë.