BallinaVitrina e libritEralda Cuko-A udhëton dashuria ???

Eralda Cuko-A udhëton dashuria ???

Dashuria s’jeton dot në një vend,
shtëpizë ajo s’ka, por ka një qellim.
Ajo udhëton nëpër kohë e mend,
dhe jetën e çel si drita në agim.

Ajo vjen befas në shpirt troket,
për kohë e kohë të gjatë udhëton.
Shkrepëtin,përfkaket në zemër godet,
aty zë rrënjë thellë, e qendron…

Udha e gjatë atë e lodhi kaq shumë,
ah larg, sa larg e larg udhëtoi!
Zemrat bashkoi sikur rrjedhat në lumë,
shpirtrat e dashuruar krejt i gëzoi.

Si personazhe përrallash ata jetën jetuan
antagonisti dot si ndau,si largoi.
Ndër mote e mote si mbretër mbretëruan,
tok me dashurinë që nga larg udhëtoi.

Se dashuria udhëton ,s’pyet për kufi,
as për logjikë apo gjuhë të shkruar.
Ajo ngre strehëz, ku zemra do e rri,
dhe flet me gjuhën e papërshkruar.

S’ka kufi për zemrën, kur ndjen ajo s’trembet,
dashuria s’plaket dhe kur trupi tretet.
Në gjoksin e kohës rritet e çmendet.
në vargjet e poetit legjendare mbetet…

Eh,kjo dashuria një udhëtim i pafund,
që fsheh brenda vetes një dhimbje të thellë!
Nga gjumi i heshtjes ëndrrat i përkund,
i çel ajo gonxhet veç në kopshtin e mbjellë!!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT