Një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldo ka treguar se synimi i tij është të fitoj Kupën e Botës në Katar, pasi që sipas të gjitha gjasave mund të jetë edhe botërori i fundit për të, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Instagram Cristiano Ronaldo ka qenë mjaft optimist duke shpresuar se mund të fitoj Kupën e Botës së bashku me Kombëtaren e Portugalisë.
Ai ka thënë se mënyra për të kualifikuar në Kampionat Botëror ndoshta nuk ishte rruga që e donin, por ndonjëherë për të është e rëndësishme që në fund u kualifikuan.
“Ka shumë mënyra për të arritur në destinacionin e dëshiruar, ndonjëherë rruga mund të mos jetë aq e drejtpërdrejtë sa dëshironim, por gjëja më e rëndësishme është të arrijmë atje! Në një vështrim personal, unë do të shkoj në Kupën time të 5-të Botërore dhe në finalen time të 12-të të një kompeticioni të madh ndërkombëtar për Portugalinë, me të njëjtin entuziazëm si ditën e parë, por me një ambicie shumë më të fortë, një ambicie për të përmbushur dëshirën e të gjithëve. prej nesh: dëshira për të fituar!,” tha 37-vjeçari.
Ndër të tjera ai shtoi: “Për momentin, ne mund të buzëqeshim me ndjenjën e arritjes, të një faze tjetër të zgjidhur. Por ne nuk duam të ndalemi këtu. Ne duam më shumë! Ne duam shumë më tepër! Për ne, për të gjithë, për Portugalinë… Drejt Katarit!.”
Kujtojmë që dje Portugali mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultat 2-0, ku për luzitanët shënoj dy gola bashkëlojtari i Ronaldos edhe tek Manchester United, Bruno Fernandes.

