Tani nuk ka më dashuri,
Gënjejmë veten ne të dy.
Shtiremi si dy të huaj,
Nuk themi më; vuan, e vuaj.
Prezenca jote flet pa fjalë
Në shpirtin tim lëngon një mall.
Mungesa ime duket lehtë,
Por s’e pranon që s’më përket.
Kjo ego jote, sedër burri,
Që mbart në trup, një zemër guri.
Vazhdon akoma të më lëndojë,
Më keq se kaq s’ka ku të shkojë.
Sa dua veten ta mashtroj,
Heshtja flet, veç se s’ka gojë.
Për një ndjenjë vdekur prej kohësh,
Nuk deshe zemrën të ma njohësh.
Në një vetmi që shpirti “mbytet”,
Në det lotësh shumë thellë zhytet.
Të mbijetosh nuk është e lehtë,
Kur mirë e di se ç’po të pret.
Një dashuri s’quhet e tillë,
Përveç se lojë, më tepër trill.
Në dy zemra të pandara,
Dikur, se tash gjenden të vrara.
