A FLET GJUHA E NGRIRË
Një fëmijë qan një qesh një loz me playstation
Një në rrugë përplas copën e bukës lyer me mjaltë
Një tjetër pranë kazanëve diçka kërko
Kjo botë i jonë…sa ashtu sa kështu ku shkon?
Një limuzinë,ferrari Lamborgini ….e luks pa fund
Oho sa makin zhurmojë rrugëve tona, sa shumë
Këmbëzbathur në monotoninë e vet diku larg
Kalon një fshatari i fshatit tim, ku buzëqeshja mungon
Veshur gjysmëxhveshur në restorante e salla luksi
Me shampanjë e pije nga më të shtrenjtat disa dëfrehen
Nuk ka dëshirë të kthehet në shtëpi një baba
Se lekë të blejë bukën për fëmijë nuk ka.Është i papunë
Në kanceleri ulur tiranët
Muret veshur me ngjyrë ari e piktura milionëshe
Me një të rënë të lapsit ndryshojnë harta kombesh
Në bodrumet e thella në lagështi mizerja shtohet
Mezi kalojnë natë e akullt të tjerë
Nga larg, oho sa larg, me zhurmë dhe pishë në dorë
Vijnë t’i vënë zjarrin kashtës dë thatë
Të djegin tokën dhe qiellin ta kallin në flakë
Të djegin,të shkatërrojnë,në në tokë të fusin të gjallë
Ti qan, bërtet, ulëron nga dhimbje e thellë
Ata thonë; sakrifikojmë për ju o të ngratë
Nën tokë qëndoni të sigurtë sa më thellë
Dikush don të thotë mendimin siç e ka
Një tjetër vëngër ja hedh shikimin dhe gjuhën ia ngrin
Mendimet tuaj nuk vlejnë asgjë, asgjë. Kuptoje mirë!
Kur nga goja fjala e shpirti nuk del e lirë
Lozin të fortit, superfuqitë në lojën e marrë
Të nënshtruar popujt as të vajtojnë nuk munden
Të fortët në korin e shthuru luftës i bëjnë jehonë
Rrugët e qyteteve të akullta, të qeshin kanë herruar
Oh, jam i dëshpëruar, dëshpërimi më bluan
Kur shikoj mbyllur brenda vetes njerëz që heshti
Duan të nxjerrin nga shpirti mendimin e lirë
Ta nxjerrin …, por a flet gjuha e ngrirë?!
PËR TË MBETUR PËRJETËSISHT MALLË NËNE
Askush nuk trokiti mbrëmë
Në derën e zemrës së saj të lodhur
Përveç rrahjeve të shpejtuara
Që me forcë godisnin muret e gjoksit
Priti deri vonë në dritare
Nën heshtjen e yjeve që shikonin nga lart
Dhe me heshtjen e tyre bënin
Që toka të dridhej nga ethet e rënda të acarit
Ajo priste dhe herë herë i drejtohej hënës
Që pat marrë mgjyrën e bakrit
T’ja merrte me vete një mandile të palosur
Që mbante erë trëndelinë nga vendlindja
Nuk dihe qëkur ajo e ruante atë mandile
Të parfumosur për t’ja vënë në xhep djalit atë ditë
Kur të bëhej gati për të hipur në makinën
E stolisur dhe t’i printe vargut të gjatë të krushqëve
Priste aty në dritare
Sezemëra e lodhur më nuk duronte
Dhe shpirti nuk i gjente qetësi pa u kthyer ai
Por dera nuk trokiti deri sa dielli puthi ahet majë malit
Dielli, edhe ai me fytyrë të nxirë nga dhembja
Zbriti deri në dritare ku akoma qendronte ajo duke pritur
Por sytë e qelqtë të sajë nuk e panë
Ata nuk shikonin më asgje, vetëm lot nxirrni
Lotët që kurrë nuk u thanë
Dhe rrodhën e rrjedhin rrudhave të thella të faqeve
Si qumështi në gurët e Rozafës
Për të mbetur përjetësisht mallë nëne.
AS NUK MUND TA KUPTOJ
As nuk mund ta kuptoj
Jo pse nuk dua
Sepse e di mirë
Që shumëkush as nuk do të kuptoi
Pëse kjo luftë e mallkuar
Nuk paska të mbaruar.
Si një i moshuar mbështetur në bastunin e tij
Numëroj ditët e një dimri të verbër
Ky dimër
Që as vetë nuk e di a është dimër, apo ferr
Sepse ka humbur në mendjen e ngatërruar
Çveshur nga ndjenjat e bukura të jetës.
Ky dimër
I cili zgjatet nga lindja në perëndim
Si një përbindësh
Nuk zregon as kokën as këmbët
I duket vetëm trupi i shëmtuar
Nxirë nga sëmundje të tmerrshme dhe tym lufte
Në veshët tonë të shurdhlt
Bubullijnë vetëm kronika të zeza
Vdekja tashmë është kthyer në antipastë
Në pjatat e boshatisura në sofra
Ndërsa demagogjisë dhe propaganda e ndytë
I serviren popullit si pje të çmuara
Për të inhibuar receptorët nervorë
Në dupet e kërrusurs të popujve
Peshojnë rëndë mashtrimet
Gatuar, me brumin e egoizmit të sëmurë
Në kuzhinën luksoze të kancelarive
Nuk mund ta kuptoj
Pse popujt paskan lindur
Për tu ushqyer me plumb dhe mashtrime
Vetëm për të kënaqur ca mendje të mbrapshta….
KËRKOJ NË QYTETIN TIM
Një rrugë, kërkoj, në qytetin tim
Ku mbeturinat urbane të jenë pastruar
Njerëzit të ecin gjatë gjithë gjatësisë së saj
Më dimër pa baltë, në verë pa pluhur
Por më duket se, kot mundohem
Tirana, një rrugë të tillë nuk e ka
Një rrugë kërkoj, në qytetin tim,
Ku trotuari të jetë i gjërë
Sa për tu kryqëzuar dy çifte
Pa ia hequr krahun njëri tjetrit,
Por më duket se kot kërkoj, kot
Tirana ime trotuare të tilla nuk ka.
Një park lërkoj më qytetin tonë Tiranë
Ku njerëzit sipas dëshirës
Të pushojnë, të ecin, a vrapojnë
Të kalojnë një ditë, mes parkut të gjelbëruar
Ah, për të shkuar deri tek parku,
Një i moshuar, më parë duhet të bëhet i ri
Nj rrugët e qytetit tim,
Kafenetë shtrijnë hapin nëpër trotuare;
Ekonomi tregu thotë dikush
Nëse nuk ke nga kalo,
Ktheje rrugën vëlla, mos bëj pazare
Në ditët e sotme, mbi moralin sundon kapitali.
Kërkoj në qytetin tim
Librari, mbushur me tituj plot
Nëpër rafte, si bletët, lexuesit të kërkojnë
Titujt, që pëlaqijnë
Ah, ndoshta unë po kthehem në Piter Pan
Tirana ime, librari të mirëfillta, nuk ka
