Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritNATASHA ILIA-EJA PRANVERË

NATASHA ILIA-EJA PRANVERË

EJA PRANVERË

Eja stinë e ngrohtë mos vono,

Me të bukurat luleshqera,

Eja gjithë botën e fëmijë gëzo,

Kundërmo erë manushaqe e çil gonxhe të tjera.

Ah pranverë të adhuroj,

Ti në shpirt më sjell vetë ëmbëlsi,

Tufa dallëndyshe mbi çati më fluturojnë,

Nën strehën ime një fole po ndërton një çift..

Dua të them dallëndyshe bisht gërshërë,

Ndërtojë ti çerdhen aty pa frikë,

Këtu ka paqe asnjë bombë nuk ka rënë,

E mëndja më shkon te fëmijët në Ukrainë…

Ata kanë mbetur pa fole e pa të ngrohtë,

Tmerri i luftës i largoj nga vendlindja..

Tani më këmbë kalojnë sinore në të ftohtë,

O zot I madh ..ku është dashuria…

Eja ti në këto ditë të vështira,

Kur toka është djegur zjarr,

Eja besoj te zoti e perëndia…

Dënoji o zot i plotfuqishëm këta gjakatar.

Që fëmijët tju kthehet lumturia,

Në këto ditë të bukura pranverë,

Të gjithë kriminelët ti dënojë drejtësia

Që buzëqeshje të kenë fëmijët përherë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT