Friday, August 8, 2025
BallinaSportRikthehet liga e kampionëve

Rikthehet liga e kampionëve

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshjet e kthimit çerekfinale.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai në mes të Real Madridit dhe Chelseat.

“Los Blancos” e fituan lojën e parë në “Stamford Bridge” me rezultat 3:1 javën e kaluar falë “hat-trickut” të Karim Benzemas, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, “Mbretërit e Spanjës” do të mundohen ta ruajnë kapitalin e krijuar në Londër për ta konfirmuar kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Mirëpo, trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga lojtarët e tij të jenë të vëmendshëm në “Santiago Bernabeu” dhe të mos e bëjnë si të kryer punën e kualifikimit, pasi insiston se kjo mund të jetë e rrezikshme për ekipin e tij.

Nga ana tjetër, “Blues”, të cilët udhëtuan drejt kryeqytetit spanjoll pas Romelu Lukakun e lënduar, do ta kërkojnë mrekullinë në Madrid.

Trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar nga lojtarët që ta bëjnë lojën e tyre, duke shfrytëzuar aspektin fizik dhe të tentojnë ta bëjnë përmbysjen e madhe.

Megjithatë, trajneri gjerman e di se kjo do të jetë mjaft e vështirë për kampionin aktual evropian, duke e marrë parasysh se përballë e ka një gjigant evropian.

E dueli tjetër i natës do të jetë ai në mes të Bayern Munichut me Villarrealin.

“Nëndetësja e Verdhë” e kishte fituar lojën e parë 1:0 në Spanjë javën e kaluar.

Tash, gjiganti bavarez do të mundohet ta bëjë përmbysjen e madhe, pra të fitojë në shtëpi dhe ta presë një biletë për në gjysmëfinale të kësaj gare.

Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT