BallinaVitrina e libritAdelina Dardha Haskaj-Qetësisë

Adelina Dardha Haskaj-Qetësisë

Më bëre vend,
këmbëkryq t’u ula pranë,
të dyja ndezëm flakë
në oxhak.

Ndonjëherë të shihja të pikëlluar,
ndonjëherë të hutuar,
ndonjëherë nuk të shikoja fare
derisa harroje
të merrje në dorë mashën e hekurit
e të ktheje përmbys
një kongjill.

Edhe unë ndihesha e prushuar
prej durimit tënd

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT