Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Në fund

Rudina Muharremi Beja-Në fund

Në fund

të mëdhenjtë mbetën të mëdhenj,

të vegjlit – njëlloj!

U thelluan humnerat,

avionët – krahët thyen,

direkë anijesh thërrmuan stuhitë,

u trembën dallëndyshet…

ndërsa lavdia udhëtoi mbi shputa ere

pajtonëve imagjinarë,

e gjërat e rralla arna qepën bërrylave

dhe mbetën ashtu si një far,

nën vetullën e hënës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT