Rit fluturimi...
Me flatra drite,
me frymë të avulltë,
ngritur përmbi det,
veshur me vello vese,
puthur me flladin e freskët
gati për fluturim,
me krahët e mprehur
të shpresës diellore,
harkuar ylberit të ndjesive
në lojën pasionante të jetës
që tretet ciklit të kohës pa cak,
në pakufi ëndrrash të bardha
në qëndrueshmëri përkohësie të qielltë…
