Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritVLORA REXHAJ MORINA-TI JE..

VLORA REXHAJ MORINA-TI JE..

TI JE…

Ti je më shumë se dashni

Edhe kur sytë e mi qajnë

nën qiellin gri

Dhe kur puthja më përvëlon në gji

Ti je mall që më rri mbi re

Më djeg shpirtin si një rrufe

Në buzë të hënës

më le trupin tim pre

Ti je ëndërr

në të bukurin agim

Ujëvarë nektarësh

në damarët e trupit tim

Ti je afshë që përvëlon

si prush

Mjalti më i ëmbël në buzë

Ti je flladi që përkëdhel

çdo blerim

Merr me vete më të bukurin

shtegëtim

Ti je dielli im

Që shndërrit çdo skutë

të errët të shpirtit tim.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT